Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vuçiç sulmon KFOR-in: Pse i ndihmoni shqiptarët të shtypin serbët?

-640-0-1661367402xvucic-559

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresiste Serbe ka folur për rolin e KFOR-it në Kosovë.

Ai ka thënë se KFOR-i duhet ta mbrojë pakicën dhe siç u shpreh ai, të mos lejojë “keqtrajtimin e serbëve”.

“Për 2-3 ditë do të dërgoj një letër së bashku me kryeministrin, ndoshta edhe kryetarin e Kuvendit, sepse ne e interpretojmë ndryshe rolin e KFOR-it”, tha Vuçiç, transmeton Nova.

Presidenti serb ka akuzuar KFOR-in se po i ndihmon shqiptarët të shtypin pakicën serbe.

“Qëllimi juaj është të mbroni popullatën serbe, pse i ndihmoni shqiptarët të shtypin atë pakicë, pse praktikoni keqtrajtime ndaj serbëve?”, pyeti Vuçiç.

“S’ka rrezik për luftë në Kosovë”

Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, gjatë një interviste në RTK, të martën e 23 gushtit.

“Mendoj se lufta nuk është çështje relevante besoj unë. KFOR-i nuk ka parë asnjë indikacioni për një ngjarje të tillë. Nuk ka kërcënim për luftë në këtë pjesë, NATO dhe KFOR-i janë këtu”, theksoi Kajari.

Po ashtu Kajari ka thënë se KFOR-i ka rritur praninë e vet në veri të vendit, derisa ka paralajmëruar serbët se nuk do të lejojë barrikadimin e rrugëve.

Related Posts

Leave a comment