Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Izraeli me akuza shokuese: Punonjës të OKB morën pjesë në sulmet e Hamas më 7 tetor

-800-0-c1328b15948ef18c2ed2449cff5f6745

Izraeli lëshon një akuzë të rëndë në drejtim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tel Avivi pretendon se ka prova që mes militantëve të Hamas që kryen sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në shtetin hebre, morën pjesë edhe punonjës të organizatës së OKB për refugjatët palestinezë në Gaza.

Këtë e raporton radio ushtarake, që citon burime nga shërbimi i brendshëm i sigurisë në Izrael. Ky informacion publikohet në një kohë kur Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, zhvillon turin e tij në Lindjen e Mesme në tentativë për të zgjidhur krizën që deri më tani u ka marrë jetën mbi 23 300 palestinezëve dhe 1200 izraelitëve.

Blinken pranoi se bilanci i viktimave në luftën në Gaza është tepër i lartë, veçanërisht ndër civilë gra dhe fëmijë. Megjithatë Shtëpia e Bardhë konfirmoi qëndrimin se Amerika nuk mbështet një armëpushim mes Izraelit dhe Hamas. Blinken në takimin me kryeministrin Benjamin Netanjahu, i tregoi se shumë vende të rajonit, por edhe të botës, dëshirojnë të investojnë në rindërtimin e Gazës dhe të mbështesin një pakt për ndërtimin e një shtetit të Palestinës. Diçka që kundërshtohet ashpër nga Tel Avivi.

Në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i shtetit është takuar edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, me të cilin diskutoi gjithashtu për mundësinë e krijimit të një shteti palestinez. Ndërkohë, vizita e Blinken në Bregun Perëndimor dhe Izrael është konsideruar nga Hamas një tregues i qartë i përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në krimet e luftës në Gaza.

“Qëllimi i vizitës është mbështetja e pushtimit. Nuk ka dallim mes izraelitëve dhe amerikanëve”, u shpreh një zyrtar i lartë i Hamas, që citohet nga mediat ndërkombëtare.

Related Posts

Leave a comment