Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Erion Braçe akuzon Qeverinë dhe mediat: S’flisni se iu kanë vënë puron në gojë me lekët që iu japin

-800-0-1690628719xbrace-149

Thirrja e dëshpëruar e aktores Eni Jani për ta ndihmuar për të paguar operacionin në kokë të bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur Genci Fuga, ka nxjerr në pah të vërtetën e hidhur me shërbimet spitalore publike.

Fakti që vetë shteti nuk mund të kryejë ato lloj operacionesh, është një skandal, megjithatë qeveria nuk ka dalë të japë asnjë lloj shpjegimi pse ndodh. Kështu, qytetarët e saj i lë në mëshirën e fatit dhe të… parave.

Pas disa reagimeve, kryesisht të opozitës, ka reaguar edhe deputeti i PS Erion Braçe.

Braçe kritikon qeverinë që e ka kthyer në monopol shërbimin spitalor duke i dhënë privatit miliona euro në vend që t’i investojë në modernizimin e sektorit publik.

Postimi i Braçes

E shihni që ka edhhe “monopol të mirë”?!

Ky është qendrimi në media: Merruni me shtetin, lëreni monopolin, ka punën e tij.

Qe ne kete vend ka “monopole të mira”, kete na i kane mesuar autoritete ne detyre per t’i luftuar por qe shiten per nje rryshfet, institucione qe zgjasin apo replikojne modele te tilla monopoli; nuk eshte e re kjo;

Por qershia mbi tortë është media që duhet të jetë e pavarur, por që bëhet “mute” përballë një monopoli që paguan reklama apo të vë puron në gojë!

Sot lexova se monopoli ne tregun e sherbimeve private spitalore, ekzaminimeve dhe nderhyrjeve, qenka i mirë!

Natyrisht që ky lloj klientelizmi është i neveritshëm.

Po e ripostoj fjalen ne Komisionin e Ekonomise me kerkesen per Autoritetin e Konkurrencës, per te qene i qarte:

Nuk është as gabim e as krim, që shërbime shëndetësore t’i ofrojë privati.

Keq është kur kjo mundësi kthehet në monopol.

Shkelje ligji është abuzimi nga kjo pozitë-monopoli, me çmimet e këtyre shërbimeve.

Krim kthehet kur abuzimi sjell një çmim krejt të pajustifikuar por mundësuar nga monopoli, kushtëzuar me parapagim të shërbimit kur më e para është jeta, jo paraja.

E gjitha kjo ne nje treg qe sipas “deklarimeve te veta”-imagjinoni ato reale, po i kalon 300 milion ne vit, eshte shume, po shume fare!

Nderkohe, dje degjova se Qeveria vendosi te paguajë faturen e monopolit, per Genc Fugen; qe mbulon shpenzimet e nje njeriu ne urgjence mjekesore për jetën, eshte detyre e saj; por a mjafton?

Une them jo;

E para, duhet modernizuar shuuume me shpejt sektori publik; mirefinancuar me para qe gjithnje mungojne-por jo per te paguar Monopolin;

E dyta, duhet luftuar monopoli dhe abuzimi me kete pozite ne nje sektor jetik; paguaj ose vdis është far ëest, jo spital, qoftë edhe privat.

Related Posts

Leave a comment