Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

REPLIKAT/ Tensione në Komisionin e Ekonomisë, Braçe përplaset me deputetin demokrat dhe i bie tavolinës: Ik e p*rdhu

-640-0-b396bdb5191c887658a4878c813008a4 (1)

Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me kontratën për projektin e Portit të Durrësit, u shoqërua me debate të forta.

Deputeti Edmond Spaho përsëriti disa herë thirrjen për të ministren në Komision teksa mbante fjalën socialisti Erion Braçe.

Në këtë moment ky i fundit i ra për disa herë me radhë tavolinës duke iu drejtuar Spahos që të ndërpresë ofendimet.

Edmond Spaho: Të vijë ministrja

Erion Braçe: E pirdhu. Të vijë ministrja thotë. Për çfarë të vijë, që të shash ti

Edmond Spaho: Nuk e shaj unë. Të japë përgjigje. Ka përgjegjësi penale kjo punë

Erion Braçe: Po boll ore. Do vijë këtu por jo për ta sharë ti. Sa ke hyrë këtu vetëm ke sharë

Erion Braçe: Me gjuhën e Sali Berishës mos hajde më këtu. Po boll ore. E dua ministren që ta shaj

(Braçe i bie tavolinës disa herë)

Spaho u përplas dhe me Eduart Shalsin.

Edmond Spaho: Normale është që këtu të vijnë ta mbrojnë projektin ata që kanë firmosur, ministrja e Financave dhe zv kryeministrja. Ta kalosh këtë projekt me zv sekretaren ë Përgjithshme, me drejtorin e Portit është shumë qesharake. Na e kurseni këtë komendinë se s’kemi nevojë për të. Ne do flasim për implikimet ekonomike financiare.

Eduard Shalsi: në Konferencën e Kryeaerëve është marrë një vendim dhe titullarët më të lartë janë ftuar në komisonet përgjegjëse nuk po bëjmë ndonjë procedurë. E theksoj që tradita parlamentare.

Edmond Spaho: Po ca tradite parlamentare. E kemi dëgjuar pafund. Nëse inceneratorët janë vjedhja e shekullit kjo është vjedhja e gjithë historisë. Hidrauliku i Kryeminsitrisë… nuk është serioze kjo që po bëni.

Shalsi: Të të vijë turp që thua hidrauliku i Kryeministrisë

Edmond Spaho: Unë mbroj interesin e vendit

Shalsi: Me këtë gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Ju jeni hajdutër të paskrupullt e më tregon mua etikën

Shalsi: Gjuhë aspak etike. E kuptoj që ke ardhur …

Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate, për të shitur Rama pallate.

Shalsi: E kuptoj që e keni humbur qetësinë nuk keni faj është miomenti për të celebruar ardhjen e një investitori të madh

Spaho: Që vjedh bashkë me ju, ju jeni hajdutët më të mëdhenj se atë e keni maskë

Shalsi: Ai që do të të hapë ty sytë si investitor. Kam një kërkesë, mbaji mend këto që po thua. Të paaftë për të analizuar. Nuk është në nderin tonë me akuza e ofendime si ato në hyrje të celjes së disktuimeve

Edmond Spaho: Ju ka shkel Edi Rama me këmbë.

Jorida Tabaku: Nga e dini ju që kemi lexuar apo jo, kërkesa për të thirrur këtu dy ministra është shumë normale, duam të dëgjojmë personat politik që kanë negociuar.

Related Posts

Leave a comment