Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paloka sulmon Alibeajn: Thotë me paturpësi që është kreu i Grupit Parlamentar! Voton sipas urdhrave të Ramës

auto_771668684283

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit, i cili tha se nuk është aty për të bërë pazare dhe se nuk mund të përfaqësojë ata demokratë me të cilët nuk e lidh asgjë.

Përmes një postimi në facebook Paloka shkruan se Alibeaj është përfaqësuesi i asaj PD-je që voton në parlament siç urdhëron kryeministri Rama.

Sipas Palokës provë për këtë është bashkëpunimi që Alibeaj ka me Ramën për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të bllokuar nismat e saj në parlament.

POSTIMI I PLOTË

Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkepunoje me Tao Ballen , deklaroi se as “nuk do ti perfaqesoje ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nenkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj ?

A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar ?

Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten ? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod  dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…

Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar.

Related Posts

Leave a comment