Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet e 14 Majit/ KQZ regjistron Partinë Demokratike me kryetar Enkelejd Alibeajn

-640-0-1678810383xcelibashi-423

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka regjistruar Partinë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se vendimi i marrë nga KAS për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale e detyron atë si kryekomisioner ta zbatojë vendimin e marrë.

“Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi”, tha Celibashi.

Related Posts

Leave a comment