Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet e 14 majit, zbulohet emri që kandidon për PD në bashkinë Dimal

-640-0-1670666883xsula-976

Partia Demokratike ka zbuluar një tjetër emër që do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Bizneameni Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit për të qenë ai qytetari i parë i kësaj bashkie.

Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij.

Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991 kur iu bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për të vijuar më pas me themelimin e PD në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot.

Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet duke ofruar një projekt konkret për të rikthyer bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia.

Related Posts

Leave a comment