Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Regjistrohen 6 kandidatët për Bashkinë e Tiranës, në garë dhe komunisti Marko Dajti

-640-0-1680693463xcelibashi-393

Janë regjistruar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve 6 kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë.

Kandidati i gjashtë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit do të jetë dhe Përfaqësuesi i Frontit të Majtë, Marko Dajti.

Dajti i cili siguroi firmën e deputetit, Flamur Noka për të kandiduar për kreun e bashkisë do të kandojë përballë kandidatit të PS, Erion Veliaj, kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçi, kandidatit të PD-së, Roland Bejkos, kandidatit të ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qorrit si dhe Lejla Përnaskës nën siglën e PDIU-së.

Related Posts

Leave a comment