Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lukashenka viziton Moskën, pritet të takohet me Putinin

auto_CaptureMJ1680684970

Presidenti autoritar bjellorus, Alexander Lukashenka, pritet që të mërkurën ta vizitojë Rusinë dhe të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin

Ndër çështjet dypalëshe është vendosja e armëve bërthamore taktike në territorin bjellorus – që Putini tha më 26 mars se deri në korrik Moska mund t’i zhvendosë ato në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë.

Çështjet ndërkombëtare ka të ngjarë të përfshijnë luftën në Ukrainë, dhe një reagim ndaj pranimit të Finlandës në NATO, i cili u përfundua zyrtarisht të martën.

Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.

Perëndimi e ka goditur Minskun me disa valë sanksionesh, për shkak të qasjes bjelloruse në shtypje të disidentëve dhe rolit të saj në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Më 19 dhjetor 2022, Lukashenka dhe Putini janë takuar në Minsk – takim i rrallë i tij që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, që nisi në shkurt të atij viti.

Putinoi e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Related Posts

Leave a comment