Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lulzim Basha: Ku është revolucioni i Berishës që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman që e përjashtova nga PD

-640-0-1685611847xbasha1png-966

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim këtë të enjte me të rinjtë në qytetin e Vlorës. Gjatë këtij takimi, Basha u pyet sot nëse është penduar për përjashtimin e Sali Berishës nga PD.

Ai tha se ajo ishte një sprovë e lidershipit, por që në thelb kishte interesin e demokratëve. Sipas Bashës, pa përjashtimin e Berishës PD do të futej në një kolaps me Perëndimin.

“S’jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës sepse vendimin s’e kam marrë nga interesi im, por nga interesi i demokratëve që e panë në 14 Maj se ku na çon vendimarrja e gabuar. Por mua s’do më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur se kam menduar që është rruga e drejtë” – tha Lulzim Basha.

Basha madje ka ironizuar thirrjet e Berishës për ‘revolucionin paqësor’.

“ E dëgjuat çfarë tha pas kësaj? Dëgjuat sulmet, baltën, shpifjet? Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq?

Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur. Dhe sot hapi i duhur është të reflektosh dhe në rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet. Kurrë nuk është vonë. Për të ruajtur atë vlerësim për aspektet pozitive të lidershipit të tij, por për të mos e thelluar edhe më tej zullumin, dëmin që i ka bërë demokratëve me pjesë të errëta që janë shfaqur në veçanti gjatë këtyre muajve, gjatë këtij një vit e gjysmë. Por kjo nuk është në dorën time, as në dorën tënde.

Kjo është në dorën e tij. Në dorën tonë është të vazhdojmë verbtazi pas një rruge qore, apo të hapim rrugën tonë dhe të bashkohemi në këtë rrugë për të ecu përpara. Ky është vendimi që duhet të marrim. Shumica prej jush në këtë sallë besoj, por edhe të tjerë që prej dhjetoit të vitit 2021 e kanë marrë vendimin. Dhe ftesa ime është të bashkojmë sa më shumë qytetarë, sa më shumë deokratë eth kësaj rruge, sepse ky është shansi i vetëm për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitoes dhe për ta çuar Shqipërinë tek ndryshimi i shumëpritur.

Nuk ka asnjë asye për t’u kthyer mbrapa, duke përfshirë këtu edhe vendimin e 9 shtatorit. Prandaj, sa më shumë kohë kalon aq më i bindur jam që vendimi i 9 shtatorit ishte vendimi më i drejt, madje mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është që ky vendim të ishte marrë edhe më herët, për t’i çliruar demokratët edhe nga pesha e rëndë e të kaluarës”- vijoi Basha.

 

Related Posts

Leave a comment