Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tritoli në derën e fasonerisë në Tiranë/ Arrestohen dy persona, porositësi i dha 16-vjeçarit 1 mln lekë për të vënë lëndën plasëse

auto_trit1685606497

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vendosjen e tritolit pak ditë më parë në portën e jashtme të nja fasonerie në zonën e Freskut në Tiranë.

Policia bën me dije se në pranga janë vënë Edmond Arapi, 46 vjeç dhe një shtetas 16 vjeçar. Mësohet se ky i fundit ka marrë një pagesë prej 100 mijë lekësh të reja nga 46-vjeçari për të vënë lëndën plasëse në fasoneri.

Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur një biçikletë të cilën e kishte vjedhur më parë. Biçikleta është sekuestruar nga policia bashkë me një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së Arapit.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Explosion”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sekuestrohen njbiçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç. Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Leave a comment