Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plagoset me thikë 48-vjeçarja në Tiranë, arrestohet autori

auto_auto_thike16164035971684146877

Një 69 vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me mjet prerës një 48 vjeçare në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kamber Shevroja”, ku 69 vjeçari ka sulmuar me thikë gruan pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Sekuestrohet mjeti prerës thikë, të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes.

Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment