Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Më në fund’, Elsa Lila do të do të sjellë recitalin e saj të parë në Tiranë më 1 nëntor

-640-0-1671708532xelsalila-638

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elsa Lila, raportohet se do të realizojë koncertin e saj të parë recital në Tiranë, më 1 nëntor.

Pavarësisht se data nuk është zyrtarizuar ende, burime pranë stafit organizativ të këngëtares kanë pohuar se koncerti do të titullohet “Finalmente Elsa” dhe me gjasë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Do të jetë pa diskutim një koncert nga fillimi deri në fund live. S’mund të tingëllojë ndryshe, veçse krejt i vërtetë, një koncert nga Elsa Lila, artistja që po vazhdon ta sfidojë fort veten dhe kohën ku jeton e nga bashkëpunëtorët e saj, të tjerë artistë të njohur italianë, me të cilët po realizon prej kohësh projekte të shumta muzikore në Itali”.

Kështu kanë treguar burimet pranë stafit të saj.

Një punë përgatitore ndërkaq është nisur prej ditësh në Itali, për të realizuar edhe repertorin e koncertit, i cili pritet të ketë më së shumti pjesë shqiptare, por nuk do të mungojnë edhe sukseset e saj në festivalin italian të këngës, Sanremo.

Vitin e shkuar ajo po ashtu u rikthye në skenën shqiptare, ku mori pjesë në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, duke qenë pjesë e listës së 26 pretendentëve të përzgjedhur nga juria për çmimin e madh.

Madje, ajo u nderua edhe me çmimin e jurisë, për këngën “Evita”, por pa mundësi të përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin evropian të muzikës, Eurovision.

Related Posts

Leave a comment