Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lulzim Basha shfaqet me Presidentin Begaj, në dekorimin e Walkerit

-640-0-1673888363x325733508-618410656758147-5463039101549303799-n-280

Ish-Kreu i PD-së Lulzim Basha shfaqet në Presidencë bashkë me Bajram Begajn, në ceremoninë e dekorimit të njeriut që bëri publike për botën masakrën e Raçakut. Basha, mori pjesë në ceremoninë e ambasadorit Walker, të cilin e pasqyroi edhe në rrjetet sociale. Bashkë me Bashën, në event ishin edhe deputetë të tjerë të PD dhe personalitete nga Kosova.

Postimi i Bashës

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.

E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë.

Related Posts

Leave a comment