Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Integrimi evropian prioritet i Kuvendit”/ Parlamenti nis punimet: Nikolla bën bilancin e sesionit të kaluar, zbardh synimet. Ja rendi i ditës

Nikola-750x375

Gjatë seancës së parë të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë ka mbajtur fjalën e saj Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.

Nikolla bëri bilancin e seancave të sesionit të kaluar parlamentar teksa vuri theksin te transparenca e komisioneve dhe te integrimi evropian i vendit si prioritet i punës së Kuvendit.

Dita e sotme shënon nisjen e sesionit parlamentar për këtë vit, i cili përfundon në fund të muajit korrik.

ipas Nikollës Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni.

‘Në sesionin e kaluar miratuam 36 ligje dhe zhvilluam 5 interpelanca. Gjatë këtij sesioni instituti parlamentar prodhoi she shpërndarë 39 produkte kërkimore. Gjatë këtij sesioni rritëm transparencës e veprimtarive parlamentare. Me fillimin e funksionit të faqes së re është ndarë edhe ideja përfshihu.

Finalizuam standardet e transparencë sme qëllim perfeksionimin e raportimit parlamentar,  u përmbyll cikli aktiviteteve me gazetar. Reforma zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni. Kuvendi do të vazhdoje të mbështesë avancimin Reformës në Drejtësi. Tërheq vëmendjen e komisioneve parlamentare për të vijuar me shpejtësi shqyrtimin e 43 nismave ligjore që nuk janë bërë ende pjesë e kalendarit të Kuvendit.’- u shpreh Nikolla.

Mesohet nuk do ketë diskutime mbi projektligjet në këtë seancë të parë, ndërsa pritet që debatet të zhvillohen në lidhje me ecurinë dhe jetën politike, ekonomike e sociale në vend ndër të tjera.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, në Kuvend pritet të ketë debate të forta lidhur me një sërë çështjesh me rëndësi. Përplasje të forta mes maxhorancës dhe opozitës pritet të jenë edhe në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Rendi i ditës:

  1. Hapja e punimeve të sesionit të IV të legjislaturës së X.
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.12.2022.
  3. Njoftime.

Related Posts

Leave a comment