Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do të jetë më e afërt nga sa e mendoni

auto_311673884544

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria po përpiqet që të mbyllë gojën e opozitës dhe të mos lejojë kontrollin e saj mbi të.

Komentet Berisha i bëri jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku tha se opozita ka marrë vendimet e veta të cilat do t’i shpalosë dita-ditës.

Ai paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë shumë më shpejt nga sa është menduar, duke shtuar se fjala e opozitës nuk do të kufizohet vetëm në caqet ligjore.

“Opozita nuk ka asgjë tjetër në dorë, përveç kontrollit dhe fjalës. Ne do i fitojmë të dyja. Sot ju e patë. Sot foli opozita. Çështja që shtrohet është shumë e drejtë. Këta përpiqen që opozita të mos flaës. Kemi marrë edhe ne vendimet tona. Do të njiheni dita ditës.

E morët vesh ju, a mund të imagjinoni në botë që kryeministri të marrë e të përjashtojë 4 deputetë të opozitës nga grupi parlamentar. Qytetarët do i përgjigjen me të gjitha format demokratike. Nuk do të kufizohet vetëm në caqet ligjore fjala e opozitës. Protesta do të jetë më e afërt nga sa e mendoni ju”, u shpreh Berisha.

Related Posts

Leave a comment