Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha në arrest shtëpie mban fjalim nga dritarja, avokati: Shkelje ligjore! Ja kur prokurori mund të kërkojë arrest me burg

-800-0-1704288923xberishaa-739

Sali Berisha në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’ ka vendosur të mos zbatojë vendimin e GJKKO pasi dje me një mikrofon në dorë është shfaqur në dritaren e shtëpisë ku është izoluar dhe ka komunikuar me një grup militantësh që ishin mbledhur në rrugicën poshtë banesës së tij.

Avokati Arbër Hoxhaj tha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se mbajtja e një fjalimi të caktuar është shkelje në raport me ligjin procedural dhe vendimin e GJKKO-së.

“Berisha ka detyrimin të komunikojë vetëm më pjesëtarët e familjes së tij si dhe me mbrojtësit e tij si dhe me persona të caktuar me autorizimin me shkrim të prokurorit.

Mbajtja e një fjalimi të caktuar konsiderohet si një shkelje e nëntin 237, por edhe diapozitivat të gjykatës.

Në raport me te gjithën, fjalimi që mbajti Berisha në raport me hetimin nuk sjell asnjë pasojë ligjore në raport me hetimin, për të cilin është caktuar masa e sigurimit.

Në raport me ligjin procedural dhe vendimin gjykatës është shkelje”- tha avokati.

Related Posts

Leave a comment