Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar?” Berisha: Beteja do të vazhdojë, jam më i motivuar se kurrë

-800-0-1702386064xberishas-983

Sali Berisha është shprehur se nëse parlamenti vendos të heqë imunitetin ndaj tij duke i hapur rrugë shtëngimit të masës së sigurisë, aksioni opozitar do të vijojë dhe se është më i motivuar se kurrë.

“Nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar në vendim antikushtetues është përgjegjësia e tij, unë do përputhem me vendimin.

Sa i përket opozitës asgjë nuk e ndal dot betejën pa kthim deri në fitore.

Shqiptarët e shohin si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën. Ky akt kundër meje është një frymëzim për mua. Nga ky kontekst jam më i motivuar se kurrë”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment