Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BE i jep përgjigjen e prerë Greqisë për kërcënimet me Belerin: Mos krijoni krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe

-800-0-1702376877xstano-301

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit, ku Athina kërcënon me pengimin e rrugëtimit të Shqipërisë në union.

Stano gjatë një interviste të dhënë për Open Tv News, ka qenë i qartë me Greqinë duke i thënë se nuk duhet të kijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. Stano thekson se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit.

Gazetarja: Qeveria greke e bëri të qartë që do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sa kohë që Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës mbetet në burg.

Stano: Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat.

Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentat dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit.

Related Posts

Leave a comment