Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me Belerin po bëhet fushatë në Greqi: sulmohet kryebashkiaku i Athinës

-640-0-f68c6d7177bbbed3b33fb728f092b41a

Emri i Fredi Belerit duket se po përdoret në Greqi si kartë elektorale në garën e politikanëve të Demokracisë së re përballë opozitës.

Për të tërhequr votat e ish-anëtarëve apo simpatizantëve të partive të ekstremit të djathtë grek, të nxjerra jashtë ligjit, por edhe votat e atyre që quhen vorioepirotë por që në masë jetojnë në Greqi, Kostas Bakojanis, kryebashkiak i Athinës, i cili kandidon për një tjetër mandatat komentoi sërish për kryebashkiakun e Bashkisë shqiptare të Himarës, që ndodhet në paraburgim. Pak javë më parë ai ishte në Himarë në krye të një grupi kryebashkiakës që protestuan pro-Belerit.

Por së fundmi Kostas Bakojanis është përballur me pyetje për qëndrim të dyfishtë. Bakojanis ka shkruar në rrjetet sociale se duke refuzuar kërkesën e re të Fredi Belerit për lirim nga burgu, qeveria shqiptare këmbëngul në shkeljen e shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë. Nuk e lejon të betohet, qoftë edhe nga burgu.

“Nuk harrojmë, nuk ndalemi”, përfundon komentin e tij qartazi elektoral Bakojani. Të gjitha komentet e ndjekësve të tij për këtë postim janë me tone kritike dhe komentuesit greke i kërkojnë politikanit të Demokracisë së Re nëse ai e njeh prezumimin e pafajësisë dhe shtetin ligjor dhe a vlejnë këto për politikanin grek Ilias Kasidhiaris. Ja çfarë shkruajnë ata:

“Na tregoni për prezumimin e pafajësisë të Ilias Kasidiaris. Ku është shkelur, ju jeni një avokat i tillë i drejtësisë? Më thuaj. Apo është i përshtatshëm për ju? A punon për ne, Bakokamenaki im?”

“Përsëri po peshkoni votat e vorioepirotëve në Athinë. Mashtrues. Nëse jeni të interesuar për Belerin, pse nuk i thoni dajës Mitsotakis të bëjë të paktën një marshim zyrtar proteste? Ti je gënjeshtar dhe hipokrit. Vorioepirotët e dinë çfarë do ndodhe pas zgjedhjeve”.

Personazhi që i përmendet Bakojanis në komente është Ilia Kasidiaris, ish-drejtues i lartë i Agimit të Artë e nxjerrë jashtë ligjit si organizatë kriminale. Por që krijoi partinë “Athiniotët e Lirë”, e cila mund të marrë vota që cënojnë rizgjedhjen e kryebashkiakut të Athinës.

Kasidiaris është dënuar në shkallë të Parë me 13 vite dhe 6 muaj burg, por gjyqi ndaj tij vijon në Apel. Ndërkohë njësoj si Belerit në Shqipëri, edhe Kasidhiarit në Greqi, i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht.

I është refuzuar kërkesa për marrjen parasysh të prezumimit të pafajësisë. Me 11 Shtator 2023 ju miratua kandidatura për Bashkinë e Athinës por një ditë më pas Këshilli Bashkiak i Athinës vendosi mos i lejojë asnjë hapësirë publike për fushate me pretendimin se bën propagandë naziste.

Related Posts

Leave a comment