Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deklarata e fortë e gazetares: Pse është thirrur Beleri në gjyqin e atij që ka porositur vrasjen me pagesë të kryekomisarit Artan Cuku?!

-800-0-c60b5066dabc14169566340d923e4f9c

Fredi Beleri ka qenë dëshmitar në gjyqin që i është bërë në Greqi të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare, Bledar Jambelli.

Deklaratën e fortë e bëri gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se disponon edhe dëshminë e Belerit në gjyqin grek për Jambellin.

Mbetet e paqartë se përse është thirrur pikërisht Beleri në gjyqin ndaj një personazhi që konsiderohet tepër i rrezikshëm i botës së krimit, dhe se çfarë ka deklaruar.

Bledar Jambelli akuzohet se është personi që ka porositur Mikel Shallarin të ekzekutojë kryekomisarin e policisë Artan Cuku.

Jambelli, i njohur ndryshe si Rikard Muho, nga fshati Mbrostar i Fierit konsiderohet si vrasës me pagesë. Ai u ndalua në vitin 2019 në Greqi por shteti helen refuzoi ta ekstradojë.

Në atë kohë u përfol në media se autoritetet shqiptare kishin neglizhuar dhe vonuar qëllimisht procedurat për ekstradimin e tij.

Jambelli ra sërish në prangat e policisë greke në korrik të vitit 2022, së bashku me Kristaq Lecin, pasi dyshohen si të përfshirë në një përplasje me armë mes bandave ku mbetën të plagosur tre persona.

Related Posts

Leave a comment