Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryebashkiaku i Athinës në Himarë, Greqia kërcënon Shqipërinë: Do të bllokojmë integrimin

-800-0-2e8ef87aad0c42a4df80a1d1a2933eb9

Mediat greke raportojnë se kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis do të jetë i pranishëm sot në Himarë.

Sipas gazetës Kathimerini, ai do të shprehë mbështetjen e tij për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është në qeli që prej majit me akuzën me blerjes së votave.

51-vjeçari i ka mohuar akuzat, por kjo ngjarje ka shkaktuar tensione mes dy vendeve fqinje.

Gazeta shkruan se Athina ka kërcënuar se nëse Beleri nuk do të lirohet dhe nuk do lejohet të marrë postin e fituar në zgjedhje, Greqia do të bllokojë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Bakoyannis pritet të flasë në një tubim të minoritarëve grekë në Himarë në mbrëmje.

Related Posts

Leave a comment