Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediat greke: Beleri, kandidat i Nea Demokratia në zgjedhjet europiane të qershorit

-640-0-1702310923xbeleri-304

Përgatitja e fletës së votimit të partisë “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane 2024 ka përfunduar. Sipas mediave greke, është e hapur mundësia që të jetë kandidat edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili është dënuar së fundmi me dy vjet burg. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit.

Konkretisht, siç raporton SKAI, të afërm të Fredi Belerit konfirmojnë kontaktet me partinë përpara zgjedhjeve evropiane të 2024-ës dhe në fakt theksojnë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë.

19 marsi mund të jetë një datë historike, pasi pritet një tjetër proces gjyqësor lidhur me dënimin e Belerit. Nga ana e tij, ai nuk përjashton apelimin as në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë të fundit për SKAI-n ishte shprehur: “Ne kemi shprehur rezervat tona më të forta për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një shkallë të parë. Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë”.

Veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ministri i Shtetit Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Fredi Belerit, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe do të vërë veton për anëtarësimin e saj në BE.

Konkretisht, Makis Voridis, duke folur për OPEN, tha se në Shqipëri “ekziston qartë një çështje e shtetit ligjor”. Siç theksoi ai, qeveria greke e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel europian dhe ka bërë të ditur se vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e shtyn Greqinë të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Related Posts

Leave a comment