Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Beleri, ylli i zgjedhjeve greke për Parlamentin Europian

-640-0-306c03e2a6d4a46afd71c60b05978adf

Edhe pse humbën keqas zgjedhjet lokale, duke përdorur Fredi Belerin si Flamur, zyrtarëve e partisë së Micotaqisit, nuk i del inati me Edi Ramën.

Edhe zgjedhjet për Parlamentin Europian që zhvillohen në fillim të qershorit, duket se do të kenë temë Himarën dhe Vorio Epirin.

Margaritis Schinas(Margarit Çina), është një politikan i Nea Demokratia që ka qenë dhe është zv.kreu i komisionit Europian. Pra numri dy i Ursula Von Der Leyen. Por deri tani asnjë nuk e ka njohur, e asnjë nuk e ka ditur.

Zgjedhjet europiane, duket se janë një rast më shumë për të bërë si i fortë dhe si patriot, aq më shumë se në Tiranë ka dy aleatë të fortë : Arjan Çanin dhe Ylli Manjanin. “Asnjë kapitull i vetëm i anëtarësimit nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja Beleri nuk zgjidhet”, ka thënë Margaritis Schinas për Neakriti.gr gjatë takimeve në selinë e Komisionit Europian.

Margarit Çina, tha sot se deri më tani janë paraqitur 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Miqtë tanë në Tiranë, mendoj se e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje”, tha ai, ndërsa në të njëjtën kohë komentoi vendimin për shtyrjen më 11 dhjetor të gjykimit ndaj Belerit që ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti.

Më tej ai tha: “Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin”.

Related Posts

Leave a comment