Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nën akuzë për blerje votash/ Fredi Beleri transferohet nga paraburgimi i Vlorës te 313 në Tiranë! Sot del para GJKKO

-640-0-a7815e409f22c618b1c34c3469ad3873

Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, do të dalë sot para gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë.

Seanca do të mbahet në orën 13:00, ndërsa avokati i Belerit kërkon masë më të lehtë sigurie se ‘arrest me burg’. Fredi Beleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin  te 313 në Tiranë

Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.

Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit nën akuzën për shitblerje votash.

Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.

Kryeministri Edi Rama duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Related Posts

Leave a comment