Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Avokatët grekë vizitojnë Fredi Belerin në burg, takojnë edhe Kryepeshkopin Anastas

-640-0-77a6419cca93e1c09e731c1fceca93d7

Grupi i avokatëve grekë që mbërrtën në Tiranë, ka zhvilluar një vizitë në burgun e Durrësit, ku janë takuar me Fredi Belerin.

Një grup nga Dhoma e Avokatisë Greke mbërriti në Tiranë për të denoncuar shkeljet që sipas tyre janë bërë gjatë procesit të arrestimit dhe mbajtjes në burg të Belerit.

Të kryesuar nga presidenti i Dhomës së Avokatëve grekë, Dimitris Vervessos dhe të shoqëruar nga Vangjel Dule, ata kanë vizituar në burg Belerin si dhe janë takuar me kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse në Tiranë, Anastas Janullatos.

Më herët, ata kanë takuar edhe ambasadoren greke në Tiranë, Kostandina Kamitis.

Related Posts

Leave a comment