Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet në Himarë, Rama: Rezultati hedh poshtë akuzat se donim të merrnim fitoren me metoda të tjera

-640-0-1684184062xrama1-579

Kryeministri Edi Rama u shpreh se zgjedhjet në Himarë janë zhvilluar me qetësi të plotë dhe pa asnjë pengesë apo incident. Kreu i qeverisë theksoi se fakti që zgjedhjet i fitoi kandidati kundërshtar me qeverinë hedh poshtë argumentet se PS donte të merrte me metoda ekstra ligjore dhe ekstra elektorale fitoren në Himarë. Kujtojmë se në Himarë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër që askush nuk do që ta verë re. Ato janë zhvilluar me qetësi të plotë. Aty është votuar pa asnjë pengesë, pa asnjë incident. Aty kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik me të drejtën e tyre si vëzhgues. Aty kanë qenë gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare dhe greke.

Aty ka qenë një lider lokal, i cili ka mbajtur televizionet gjallë me bomba tymuese për atë çka po ndodhte po që askush nuk po e shihte askund. Aty kanë qenë dhe forcat e policisë që kanë garantuar gatishmëri për çdo rast dhe aty është bërë një numërim transparent, paqësor pa asnjë problem. Në fund, aty ka fituar me një grusht votash, nuk ka rëndësi, kandidati kundërshtar me qeverinë. Kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë një përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe ekstra elektorale nga ana jonë një fitore e cila nuk ka të bëjë fare me masën e dhënë nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për kandidatin në fjalë.

Besoj se duhet të mjaftojë ky argument për të mos ngatërruar gjërat. E drejta për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur në Shqipëri është e garantuar për të gjithë, por nuk ka dy drejtësi. Akuza e ngritur nuk është ngritur nga qeveria, ju e dini shumë mirë se sa e kontrolloj unë dhe sa e kontrollon qeveria ime prokurorinë dhe sa dëshirë kam unë ta kontrolloj… Zero.

Absolutisht nëse unë vetë si kryeministër nuk e bëj kurrë që të ngre pikëpyetje pa u shprehur drejtësia apo ti bëj presion drejtësisë nuk e lejoj dhe nuk kam për ta lejuar ta bëjë askush tjetër. Pastaj si do të shkojë procesi, çfarë do dalë nga procesi kjo është diçka që e di po aq sa ju dhe aq sa ata që nuk dinë asgjë. Kjo ka kaluar në prokurorinë speciale dhe sa kohë është objekt i prokurorisë speciale do trajtohet aty”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment