Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Takimi informal i Ramës me liderët e rajonit, Kurti nuk konfirmon pjesëmarrjen

-640-0-350a3594797905136e57bb3f00acddbb

Jo vetëm nuk e priti në Prishtinë, por Albin Kurti nuk ka pranuar as ftesën e Edi Ramës për të qenë në Tiranë në takimin informal të 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Të 4 liderët e tjerë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski si dhe Borjana Kristo, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës si dhe komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi do të drekojnë në vilen 30 mesditën e të hënës në një takim informal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Mbledhja e radhës e nismës së Angela Merkelit ndërmarrë në 2014, do të zhvillohet në mesin e Tetorit në Tirane ndaj kryeministri Rama ka vendosur të diskutojë paraprakisht me të gjithë vendet që janë pjesë e iniciativës së Procesit të Berlinit mbi projektet konkrete rajonale që duhet të shtyjnë përpara.

Vetë Rama ndërmori dhe një tur rajonal javën e shkuar te të 5 vendet e Ballkanit Perëndimor për të folur për rëndësinë që ka fokusimi tek kjo nisme dhe jo Ballkani i Hapur që sipas tij e ka kryer misionin e tij.

Në Prishtine, Rama  nuk u prit nga homologu Kurti i cili këmbënguli në zhvillimin e mbledhjes së anuluar të dy qeverive ndërkohë që nuk ka konfirmuar për të qenë as në Tiranë ditën e nesërme.

Related Posts

Leave a comment