Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama zbërthen Shqipërinë turistike: Ishim Koreja e Veriut të Europës, tani duam turizmin luksoz

-800-0-cbf6f3ffb3bc7e0358140aec1778ee17

Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer në një konferencë për mediat nga Madridi ku po zhvillohet panairi i turizmit “FITUR”, strategjinë e qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në destinacion të qëndrueshëm turistik në 12 muajt e vitit.

Sipas Ramës projekti po fokusohet te bërja për vete e pushuesve elitarë dhe konsolidimin e tregut nëpërmjet turizmit luksoz. Shefi i qeverisë shprehu frikën se turizmi masiv do ta dëmtonte më shumë sesa do të zhvillonte ekonominë dhe resurset e Shqipërisë.

“Ne nuk jemi vendi i Jezusit, jemi vendi i Shën Thomait, po nuk prekëm me dorë nuk besojmë. Tani që po prekin dhe besojmë bazuar në provat, jemi shumë të lumtur që besojmë dhe jo vetëm supozimin se do ndodhë diçka e madhe. Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin dhe të vendosim një ekuilibër midis së tashmes dhe të ardhmes. Ekuilibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi dhe nevojës për ruajtjen e natyrës. Ne jemi bekuar nga një vend, i cili me sipërfaqe shumë të vogël, është besoj një vend shumë i larmishëm. Sepse në këtë hapësirë kaq të vogël përmban dy dete, 9 lumenj, shumë male. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë dhe në Zvicër në të njëjtën kohë, Mund të jesh në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut sa i përket klimës. Duam të nxisim më shumë turizmin luksoz për të mos rënë viktimë e turizmit masiv, që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim sa mund t’i sjellë dëme.”

I pyetur nga gazetarët spanjollë se sa garanci ofron Shqipëria për sigurinë e turistëve europianë dhe pushime të qeta, Rama tha se vendi ka bërë hapa transformues në këtë drejtim, duke marrë parasysb që dikur quhej Koreja e Veriut në Europë.

“Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm nga perceptimi që për vite të tëra ka qenë i pranishëm sa i përket sigurisë. Po ju jap vetëm një shembull Ne bazuar në statistikat e BE-së jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në Europë. E dyta është se jemi një vend ku mikpritja është feja kryesore. Meqë ra fjala në kaq shumë vite, qysh se kur dolëm nga situata e të qenit Koreja e Veriut të Europës, sepse ishim vend komunist, i hymë një rruge me pengesa tranzicioni dhe shumë probleme sigurie, por gjatë gjithë këtyre viteve jemi hasur me situata në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit por kurrë asnjëherë, ndonjë vizitorë i huaj është dëmtuar.

Ndoshta shumë pak raste që janë vërtetim i rregullit, që shkruhet në Kushtetutën e parë të Shqipërisë së kohës së mesjetës, që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. E për aq kohë sa Zoti ende nuk është shfaqur në vetëvete, miku është imazhi më i afërt i tij, ndaj mikun duhet ta trajtosh is Perëndi. Kështu trajtohen miqtë në Shqipëri. Shqipëria jo vetëm është e bukur por është mjaft e sigurt dhe siguria është një ndër fjalët më të përdorura prej turistëve kur vijnë. Turistëve që vijnë nga kryeqytete europiane perëndimore. Kur i pyesin çfarë u pëlqen nga Shqipëria, thonë: njerëzit, ushqimi dhe siguria.”

Related Posts

Leave a comment