Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Doktrina Biden dhe Edi Rama

-800-0-5fa7c9e702b9f

Gezim Basha
Ministria e Jashtme e Republikes se Shqipërisë, me deklaraten e saj të turpshme, te pavertete, cinike dhe dinake, la te nenkuptohej gjasme nisjen e procedurave nga ana e saj per largimin e Ambasadores se SHBA-ve ne Tirane, Zonjes Yuri Kim. Kjo deklarate e formuluar prej patronazhistesh injorante tregoi edhe njehere se Shqiperia ka sherbim diplomatik, por nuk ka Politike te Jashtme!

Deklarata reflekton, se pari, mendjen anarkike te kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nje narcist perhere ne nevoje per t’u vetllastuar. Në nje nivel tjeter ajo reflekton frike ngaqe prania aktive e Ambasadores Kim ne Tirane, ju kujton qeveritareve të sotem Shqiptare ate qe ka hyre tashme ne histori si Doktrina Biden, konsiderimin e korrupsionit, kudo ku ai shfaqet, si minim i demokracise dhe cenim direkt i interesave kombetare te ShBA-ve.

Kryeministri zdap i Shqiperise eshte fare minor dhe i paperfillshem per t’ju dale perpara interesave kombetare te SHBA-ve edhe kur perdor si strehimore politike “top-kapine” e re dhe luksoze te Rexhep Taip Erdoganit. Ambasadori qe do te vije vetem pas perfundimit te mandatit nga Ambasadorja, do ta vazhdoje aty ku e le Zonja Kim. Nese emri i perfolur do te jete ambasadori i ardhshem, Rama, Velia & co, do ta marrin çadren me vete edhe ne kohe me diell…

Te presim!

Related Posts

Leave a comment