Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi terrorist në Izrael, Rama: Jemi të pikëlluar! Shqipëria në krah të fqinjëve myslimanë që kanë zgjedhur paqen

-640-0-1680601141xrama-787

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Izrael duke shprehur ngushëllimet ndërsa dënon autorët e ngjarjeve të rënda.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria mbështet Izraelin dhe fqinjët që kanë zgjedhur rrugën e paqes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan Rama.

Një turist italian është viktima e një sulmi terrorist me makinë pranë një shëtitoreje në qendër të Tel Avivit, ku mbetën të plagosur edhe 7 turistë të tjerë.

Viktimë mbeti avokati 36-vjeçar nga Roma, Alessandro Parini. Një tjetër turist italian është mes të plagosurve dhe 3 të tjerë britanikë.

Autori është një shtetas arabo-izraelit, i identifikuar si Jusef Abu Xhabër, i cili pas sulmit u qëllua për vdekje nga policia e Tel Avivit.

Related Posts

Leave a comment