Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Draft-statuti për Asociacionin, Rama: Ata që e kundërshtojnë, u them se ky rajon nuk është vetëm i tyre, duan të luajnë ‘luftash’

-640-0-8d636407d6808b94cc4e84f784a242df

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është ndierë mirë që draft-statuti i tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është pritur mirë nga partnerët ndërkombëtarë.

Komentet Rama i bëri në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku tha se kjo forcë politike ka qenë gjithmonë krah Kosovës.

Rama tha se ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë qëllime të njëjta, por kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për të arritur këto qëllime.

Rama shtoi se ata që kundërshtojnë draft-statutin e tij për asociacionin, duhet të kuptojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm i tyre dhe nuk mund të luajnë ‘luftash’ kur lufta ka çerek shekulli që ka përfunduar.

“Shikoni edhe Kosovën dhe historinë e saj, kur endej i panjohur Hashim Thaçi me shokë punonin bashkë me Fatos Nanon dhe Majkon, kur lufta arriti kulmin, ne socialistët shqiptarë kemi qenë aty në çdo instancë dhe forum ndërkombëtar. Shqiptare ishte edhe ajo partia tjetër që ka qenë në qeveri 2 herë para nesh, kur Shqipëria me bekimin e asaj partia theu embargo e vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe nisi furnizimin me naftë për tanket e Millosheviçit.

Ajo parti persekutoi këtu në Tiranë militantët e UÇK. U fol kundër luftës së UÇK dhe marrëveshjes së Rambujesë.Kosova ka hyrë në një impas të rrezikshëm, duke u vetë-izoluar nga miqtë e saj, në një moment kur i ka ardhur mundësia që ta fitojë edhe në mënyrë diplomatike luftën, që ushtarakisht Serbia e ka humbur pa asnjë të drejtë apeli kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Qëllimi ynë dhe i udhëheqjes në Kosovë, qëllimi im dhe i kryeministrit në Kosovë janë të njëjutë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi i shohim ndryshe. Për mua kursi i përplasjeve me aleatët është një aventurë. Mua më vjen mirë që përpjekja për zgjidhjen e çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe është pritur shumë mirë.

Ndërsa sipas atyre që thonë se secila prej palëve duhet ta bëjë vetë asociacionin ashtu siç duan vetë. E para ata janë me komunizmin në kokë dhe e dyta ky rajon nuk është vetëm i tyre, është edhe i yni dhe disa të tjerëve. Prandaj nëse atyre u vjen më përmbarë të luajnë akoma luftash cerek shekulli pasi lufta ka mbaruar, ndërkohë që as njëra palë e as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë, sepse aty është Amerikë, është NATO. Aleatëve tanë po u soset durimi. Unë po u them që ne jemi kundër asaj loje luftash”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment