Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama tregon eksperiencën në Prishtinë: Kam shkuar në disko dy apo tre herë, ishte ekzaltim, “shfrenim”

-640-0-1690010824xrama-662

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në podkastin e sotëm rrëfeu rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të cilën e përshkruan si një natë të jashtëzakonshme.

Rama shprehet se aty ndjeje nevojën për të kërcyer i lirë, “në kuptimin më të prekshëm të fjalës”. Për kryeministrin kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.”Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë.

Unë nuk kam para kam shkuar, gjithë jetën time dy-tre herë jam gjendur në disko por aty e ndjeje këtë nevojën e të gjithëve për të kërcyer të lirë, në kuptimin më të prekshëm të fjalës. Ishte diçka e jashtëzakonshme.

Pastaj, sigurisht që gjërat fillojnë e normalizohen, njeriu është i bërë kështu që e keqja harrohet shpejt dhe e mira nuk ka fund, nuk është kurrë mjaft. Megjithatë, sidoqoftë, ato kanë qenë momente të paharrueshme e prandaj të pyeta”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment