Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Garry Kasparov: Rama përballje me Rusinë në shkallë botërore në OKB

-800-0-1ac508e77162aeb6cf9c8ff57918e078

Mjeshtri i madh i shahut, Garry Kasparov prezantoi sot në Tiranë librin “Jeta si një lojë Shahu”, të cilin e ka përkthyer nga anglishtja deputeti Eduard Shalsi.

Në përurim mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të artit, kulturës dhe sportit.

Në fjalën e tij, Eduard Shalsi u shpreh se, këto janë ditë të mbushura plot emocion sepse në Durrës po zhvillohet Kupa Evropiane e Klubeve të shahut me 110 ekipe pjesëmarrëse, një numër rekord.

“Pothuajse 10 vjet më parë mora një mesazh nga Edi Rama, ishte në Amerikë. U çudita nuk e dija se çfarë ishte dhe ishte diçka e pazakontë, ai kishte qenë në darkë me Garry Kasparovin dhe i kishte marrin fjalën që do vinte në Shqipëri, ishte viti 2014. ishte hera e parë, tashmë është hera e dytë që Garry vjen në Shqipëri dhe që prej asaj kohe kemi ruajtur një miqësi”.

“Disa vite më parë po thoja që nuk ka një libër të Garry-t të përkthyer në shqip dhe natyrisht i kërkova Garryt të drejtën e autorit, të cilën më tej e zhvilloi shtëpia botuese.

Shalsi u shpreh se, “Garry ia ka dedikuar librin nënës së tij, ndërsa unë ia dedikoj babait tim”, i cili theksoi ai më tej, “më njohu me botën e bukur të shahut që me ndeshjen mes shahistëve Fisher dhe Spasky”.

Kasparov në fjalën e tij u shpreh i lumtur që viziton Tiranën për promovimin e librit të tij.

Ai tha se, “jeta ime tani është e përqendruar tek të tjera gjëra, jo tek loja e shahut dhe shpresoj se në politikë ose në fusha të tjera të jetës do të kemi të njëjtat rregulla. Por loja që luhet jashtë fushës së shahut shpesh herë nuk luhet sipas rregullave, por nga ata të cilët i shkelin rregullat”.

“Vendosa të vij këtu, të ndihmoj Edin për t’ju takuar ju, për të takuar edhe kryeministrin që doli të jetë drejtuesi i një shteti të lirë që ka karakter dhe guxim për të ndërmarrë përballje me Rusinë në shkallë botërore. Mendoj se të gjithë e keni parë përballjen para pak ditësh në OKB dhe doja të thoja që ishte një akt kurajoje të madhe dhe shpresoj që drejtuesit e vendeve të mëdha të botës së lirë të kishin gjysmën e asaj kurajoje të kryeministrit Edi Rama se pastaj bota do ishte ndryshe”, tha Kasparov.

Për librin Kasparov, u shpreh se, “ishte libri im i parë i shkruar jo për shahun dhe ka dalë pasi u largova nga shahu profesionist në 2005. Por ideja për të shkuara atë libër erdhi që herët sepse kam menduar për projektin e ndarjes së pikëpamjes time në lidhje me procesin e vendimmarrjes me njerëz dhe bazuar tek përvoja ime e shahut. Ja kam rekomanduar librin një botuesi amerikan në 2005-ën dhe diçka interesante ishte që gjatë zhvillimit të projektit, sepse fillimisht libri kur planifikohej në SHBA ma refuzuan sepse më thanë që nuk duam libër me këshilla, na trego gjëra. Unë nuk jam magjistar dhe nuk mund të jap sekrete të universit.

Është një libër, një analizën e thellë e vetes, duke parë pikat e forta dhe të dobëta, si mund t’i trajtosh këto aspekte në vendimmarrjen tënde. ktheva vëmendjen në anën tjetër të oqeanit tek britanikët dhe gjermanët dhe ishte Gjermania që e botoi e para, por ishte një edicion i Mbretërisë së Bashkuar”.

Garry Kasparov është mjeshtër i madh i shahut dhe ish-kampion bote në këtë disiplinë. Gjithashtu ai është aktivist politik dhe shkrimtar. Që nga 1984 e deri në 2005 kur u tërhoq, Kasparov ishte kampioni i padiskutueshëm në nivel botëror. Ai u bë kampioni më i ri botëror në moshën 22-vjeçare kur mundi kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov, me të cilin e mbrojti titullin tri herë, në 1986, 1987 dhe 1990.

Që kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Related Posts

Leave a comment