Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nga Bosnje-Hercegovina: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë, qytetarëve të Kosovës të ju mundësohet lëvizja e lirë

-640-0-1688726130xramabosnjeh-659

Në kuadër të turit ballkanik, kryeministrit Edi Rama u ndal mëngjesin e kësaj të enjteje në Bosnjë Hercegovinë, ku mbajti dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhd Hercegovinës, Borjana Krišto.

Rama tha se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë.

Kreu i qeverisë theksoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlini të nëshshkrhen dhe lëvizja e lirë të mundësohet edhe për qytetart shqiptarë të Republikës së Kosovës, pasi politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

“Dëshirojmë t’i forcojmë mardhëdhëniet me Bosnjen dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në ligjin e minoriteteve të republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment