Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kritika për ministret dhe deputetët, çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS-së, i pranishëm edhe Agron Çela

-640-0-1673863977x325137168-1510253529466491-7518697486359599422-n-1068x571-381

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryesocialisti Edi Rama mblodhi grupin parlamentar, ku mirëpriti në këtë mbledhje edhe deputetin e qarkut Shkodër Agron Cela, i cili iu bashkua së fundi socialistëve duke braktisur partinë e Ilir Metës.

Burimet thanë se Rama ka qenë kritikë me të tijët, përfshi këtu deputetët të cilët i kritikoi për mungesa në komisione duke pamundësuar herë pas here mbledhjet.

Pakënaqësi kryesocialisti ka shprehur edhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar, për performancën e tyre në Kuvend.

Sakaq ndërsa ka vlerësuar sipas raportit, përformancën e Elisa Spiropalit, kreu i qeverisë ka patur rezerva për ministren Xhacka. Gjithashtu kritika ka patur edhe për efektivë të policisë, të cilët sipas Ramës marrin para për të ndërtime pa leje.

Më specifikisht, kritikat e kreut të qeverisë kanë qenë për deputetët e qarkut të Vlorës.

“Të gjithë kanë kërkuar të bëhen kryetarë bashkie”, mësohet të jetë shprehur Rama në këtë mbledhje, duke patur në vëmendje këtu se në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët nuk e kanë ende një kandidat për kryetar Bashkie.

Related Posts

Leave a comment