Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama pas daljes nga spitali: Do të kthehem shpejt mes jush! Faleminderit për mbështetjen, ju dua shumë

-640-0-1680678926xedi-rama-2-1068x728-883

Kryeminstri Edi Rama ka falënderuar nga zemra këdo që ka qenë i interesuar për shëndetin e tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama ndër të tjera falënderoi edhe ekipin e përkushtuar mjekësor.

“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi”- shkroi Rama.

Related Posts

Leave a comment