Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë duhet të dini për Jon Fosse, fituesi i Nobel-it në letërsi

-800-0-9b4622e7dbfcd089a74e175ff5963f10 (1)

Romancieri, dramaturgu, eseisti dhe poeti Jon Fosse, 64 vjeç, është fituesi i këtij viti i çmimit Nobel në Letërsi.

“Për prozën e tij novatore, që u dha zë atyre që nuk e kishin”, thuhet në motivacion.

Fosse ka shkruar romane, tregime, poezi, libra për fëmijë e shumë pjesë teatrale. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, ndërsa në shqip nuk ka asnjë vepër të tij të përkthyer.

64-vjeçari tregoi se ka 10 vite që përgatitet për atë çmim, por nuk e priste pikërisht sot. Sidoqoftë ai shtoi se është mirënjohës.

Fosse lindi më 1959, autor i romaneve, veprave teatrale, jofiction, librave për fëmijë, Jon Fosse njihet dhe vlerësohet, mbi të gjitha, si dramaturg.

Në fakt, sipas tij, të gjitha tekstet e tij flasin me njëri-tjetrin përtej zhanreve, përshtaten me njëri-tjetrin, zhvillohen në njëri-tjetrin, duke shkëmbyer tema dhe duke formuar një vepër të vetme madhështore.

Related Posts

Leave a comment