Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lemeria e Gjatë e Përzgjedhjes së Poetit Laureat

339463204_245721894509067_5730608703729384536_n

Aferat kulturore janë ushtrim autoriteti, punë shpesh proceduriale dhe aspak rutinë procesesh demokratike. Të tillë e pata menduar edhe përzgjedhjen e Poetit Laureat në Shqipëri–një moment celebrimi dhe përcjellje stafete pa grindje jurish dhe pa shfaqje të asaj simtomës aq bezdisëse ku Tirana kulturore shtirret si vend “sui generis,” e paaftë të adaptojë modelet e provuara gjetkë. Vendimi për shkarkimin e Rudolf Markut– petit të parë Laureat– prej jurisë, pak orë pasi vet Rudolf Marku kishte paraqitur dorheqjen, më bën te ngrë supet.
“Komisioni është me barrë,” shprehet rrefimtari omnipotent i romanit të Kadaresë, “Koncert në Fund të Dimrit,” për Komisionin Shtetëror Kinez të ngjizjes së Njeriut të Ri, Ley Fen–njeriut si një dosje parimesh me overdoza ideologjie…Për analogji, juria e QKLL vazhdon të jetë me barë…(Ndjesë zoti Aliçka!)
Ky hiatus mund të përfundojë fare shpejt me një vendim personal të Drejtoreshes së QKLL-së, Zonjës Bardhyli duke emëruar Laureatin e rradhës, ashtu siç vepron Drejtori i Librarisë së Kongresit në SHBA.
Funksioni i poetit Laureat mbetet ngritja e vemendjes së publikut ndaj poezisë–poetry awareness–dhe ky shërbim nuk duhet konsideruaruar as çmim kariere dhe as kurorëzim me dafinat e lavdisë.

Related Posts

Leave a comment