Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbi Romanin, tregun e tij, dhe Shtepine Botuese Onufri

292193294_10209594825463258_223983893666609270_n-1

Gëzim Basha

Romani si lloj letrar, ndryshe nga poezia, përveçse përpjekje individuale estetike është edhe nje sipërmarje ekonomike—oferte që s’mund te kuptohet jashte tregut.

Nje nga studiuesit me te shquar të romanit ne gjysmen e dyte te shekullit te 20te, professori i ndjere amerikan, Leslie A. Fiedler, shprehet, “te ndershem me zotin, romani është e para forme arti që, pa pike medyshjeje, mund te konsiderohet mall konsumi (the novel is the first art form that is undoubtedly an, honest-to-god, commodity.) Pikpamja e professorit Fiedler, ngrihet mbi premisen e njohur: pas prefeksionimit te shpikjes së Gutenbergut, romani u be malli i parë i prodhuar masivisht ne seri—“mass production”’—duke shënuar keshtu fillimet e kapitalizmit.

Shtepite Botuese, jo vetem ne vendet me treg te vogel, jane ne nje pozicion te veshtire sepse e kerkojne balancen e arte mes dy prirjeve te kunderta, pragmatizmit financiar dhe misionarizmit kulturor. Nga njera ane ato janë ne biznes per te fituar—ndryshe s’ju mbetet gje tjeter veçse t’i vene drynin aktivitetit te tyre—nga ana tjeter ju duhet të mbajne ne print ate pjese te letersise serioze qe mund te mos jete aq e shitur sa për të justifikuar financiarisht investimin e bere per botimin e saj.

Paraja nuk ritet ne peme…dhe shpesh tregu nuk ju lakohet diagramave estetike. Sot eshte e veshtire te mendohet, por nje klasik i letersise Amerikane, “Moby-Dick” i Herman Melvile, pavarsisht brilances artistike, financiarisht ka qene nje deshtim i plote. Vemendjen e merituar e fitoi vetem 50 vjete pas botimit te tij te pare, kur autori nuk jetonte me. “Stop Time,” memuari klasik i Frank Conroy-it, shiti vetem 7000 kopje dhe autorit ju desh te punonte si pianist ne një orkester xhazi për të mbeshtetur financiarisht familjen.

Asnje prej autoreve te siperpermendur nuk ju sul botuesit me epitete denigruese sepse, “It is what it is…the nature of the business!”

Në këtë situate shkrimtaret duhet të jenë prudente ndaj botuesve të tyre, të perpiqen t’jua kuptojne poziten, të jenë sinqerisht empatike sepse letersia, ne thelb, synon ushtrimin e empathise.
Shtepia Botuese Onufri, e drejtuar nga Bujar Hudhri, eshte nder fenomenet kulturore me te rendesishme te Shqiperise se tranzicionit jo vetem per kurimin elegant te Vepres se Plote te Ismail Kadarese, nje monument estetik, por edhe me mbajtjen apo prurjen ne print te nje numri te madh krijuesish te tjere!

Amen!

Related Posts

Leave a comment