Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si homazh per viktimen e fundit

download

Gezim Basha

grua gjendet e masakruar poshtë një ure në Durres dhe shtypi Shqiptar i bën biografinë…pa pikë mëshire dhe duke shkelur çdo normë të jetës private. Nuk u rezervuan as per të përmendur origjinën rome të viktimës ndoshta si përkujdesje e pavetëdijshme për ta përjashtuar nga metafora e, (trafikim i) mishit të bardhë!

Shqipëria ndërkohë është një vend që për tridhjetë vjet sundohet nga burra lapardharë dhe gra koketa, ministra anonimë dhe ministresha anonime që harbojnë dhe kapërdijnë para publike, nje zezonë e tërë grabitqarësh imoralë. Prostitutat e verteta, meshkuj dhe femra, dominojnë administratën dhe kanë vetëm një problem, ku dhe si t’i fshehin paratë?!
Të pambrojturit, ata dhe ato që nuk kanë zë, etiketohen. Ky vend do të normalizohet vetëm kur vila e Sali Berishës në bregdet të shtetëzohet dhe të kthehet në shtëpi pushimi per pleq pa përkrahje, kur vila e fqinjëve të tij, Ilirit & Monikes të bëhet qendër rehabilitimi për viktimat e trafikut njerëzor, kur vila e Edi Ramës në Surel tê bëhet muze i luftës kundër korrupsionit, etj….
Si homazh për viktimën e fundit, ky pasazh përmbyllës i Kadaresë nga përmbledhja, “Mëngjezet në Kafe Rostand,”—një vinjetë e dhimbshme.
“A janë në borxh kombet e botës ndaj grave dhe vajzave të tyre? A është në një detyrim të tillë kombi shqiptar, krijuesi i këngës së “Urës së Qabesë’?
Ja motërzimi për vajzat e sotme shqiptare…
Mbeta, moj vajza, kësaj ane
Në trotuare, n’Itali.
Në Western Union, merrni dollarët
Se unë vetë nuk do të vi.
Në pyetë nëna, ç’fat më doli,
I thoni se një burrë kam marrë.
Im atë në pyetë, i tregoni
Se u martova me një varr…
Më pas vinte vazhdimi me krushqit apo korbat që shkonin në dasmë a në varrim, e padurueshme zakonisht.
Në pyettë se ç’krushq i vanë,
Policë belgë a italianë…”

Related Posts

Leave a comment