Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Leksioni i Gandit për Kosovën

358735471_10210639006807139_7550955094131442350_n
Politika e Gandit nuk ishte aq pasive. Pacifisti më i shquar i shekullit të 20të udhehoqi një lëvizje paqësore e cila shpesh i krijonte dhimbje të tmershme economike Londrës. Bojkotimi i blerjes së rrobave të prodhuara ne Britaninë e Madhe e çoi industrinë e tekstileve në Londer dhe Mançester në prag të falimentimit. Gjithçka filloi me djegien publike të teshave Made in England. Qindra milionë indianë vendosën të vishen me pëlhurën artizanale të prodhuar me dorë fshatrave të Indisë.
Kosova dhe hapsira shqiptare në Ballkan zë sot 1/4 e shkëmbimeve tregtare të Serbisë, ç’ka do të thotë se nëse konsumatorët shqiptarët refuzojnë t’i blejnë mallrat serbe pa imponuar ndonjë taksë speciale, ekonomia e Serbisë kalon në recesion imediat. Në ato kushte do të jetë Serbia ajo qē do të kërkojë njohjen e menjëhershme të Kosovës, pa kaluar ndoshta as dy vjet. Si po shkojnë punët, Serbia nuk ndjen kurrfarë presioni nga faktori shqiptar dhe as që ka ndonjë impuls për të ndryshuar kurs. Nuk ka pse të ketë!
Ironia është se ndërsa flitet për 12 mijë të zhdukur, me shumë gjasë të groposur në varre masive përgjatë Danubit, për 30 mijë përdhunime e spastrim të dhunshëm etnik, tavolinat prapë mbushen me lëngje, suxhuk e kavanozë të prodhuar në Serbi; ndersa flitet për shtëpi të djegura, shtëpite e reja ndërtohen me materiale ndërtimi që paradoksalisht vijnë nga Serbia. Humbësit e luftës, politika e Kosovës i ka kthyer në përfitues ekonomikë nga toka e djegur prej tyre!
Një prej leksioneve më të mëdha të Gandit është se fundi i vërtetë i kolonializmit mbetet në thelb fund i dominimit ekonomik.

Related Posts

Leave a comment