Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kur provohet kujtesa

305504222_610492777355478_6053611560353496609_n
Gani Bajrami
Konsultimet dhe analizat ishin përditshmëri e punës në gazetën “Rilindja”
Kjo fotografi e shkrepur nga fotoreporteri i gazetës “Rilindja”, Ilaz Bylykbashi, të cilën ma dërgoi, ka memorizuar një çast nga konsultimet dhe analizat që ishin përditshmëri në punën e Redaksisë së gazetës “Rilindja”, përherë dhe veçmas në dy dekadat e fundshekullit të kaluar, vitet 80 dhe 90.
Në foto pos meje janë doajeni i gazetarisë kosovare, Adem Rugova, i ndjeri Xhemail Mustafa dhe Gani Mulliqi. Nuk më kujtohet viti, por e di që Xhemail Mustafa, Gani Mulliqi dhe unë ishim redaktorë përgjegjës të tri rubrikave të rëndësishme të gazetës, ndërsa Adem Rugova ishte reporter i lirë dhe mbante titullin e këshilltarit.
Faleminderit Ilaz për fotografinë e dërguar që është një moment kujtimi i bukur nga puna e përditshme në “Rilindje”.
Fotoreporteri Ilaz Bylykbashi është duke e sistemuar fotoarkivën e tij, ku ka mijëra fotografi e shkrepje të aparatit fotografik në filma celuloidi, fotoarkivë kjo që ka një rëndësi të madhe historike, dokumentare e arkivore. Ai po i publikon vet shumicën e fotografive të rëndësishme në të cilat po has gjatë sistemimit, duke na rikujtuar ngjarje të rëndësishme, por edhe duke na rikthyer në kohë shumë dekada më herët.

Related Posts

Leave a comment