Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mario Banushi / Sa afër dhe sa larg…

347434275_748883573909162_2360879725956069852_n
Mario Banushi (djali i emigrantëve shqiptarë, i lindur dhe i rritur në një vend ku e donë artin) Sa afër dhe sa larg…
“Një vdekje pa fjalë, një talent i ri verbues dhe një takim 5 ditor: A është Athina vatra e teatrit evropian?”
(Një përkthim i lirë dhe i shkurtuar nga artikulli i Michael Billington në “The Guardian” më 6 Apr 2023)
Tridhjetë regjisorë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Greqi për një vitrinë teatrore (showcase).
Si ta përballojmë humbjen e një njeriu të dashur? A ndihmojnë për këtë ritualet e zisë? A ka ndonjë perspektivë për një jetë të përtejme? Këto pyetje po gumëzhinin në trurin tim pasi pashë një shfaqje 70 minuta të gjatë dhe pa asnjë fjalë që titullohej “Mirupafshim, Lindita” (Goodbye Lindita), që qe realizuar në një fabrikë të konvertuar në teatër në Athinë.
I konceptuar dhe drejtuar nga Mario Banushi, djaloshi 24-vjeçar i një çifti emigrantësh shqiptarë, produksioni ishte pjesë e kësaj vitrine (showcase) pesëditore organizuar nga Teatri Kombëtar i Greqisë. “Pikërisht aty ndjeva se isha dëshmitar i shfaqjes së një talenti të ri emocionues”, thotë artikullshkruesi.
Shfaqja e Banushit është shumë personale: ajo mori nxitje nga imazhi i njerkës së tij të vdekur e të rrethuar nga njerëzi që i thonë lamtumirën e fundit si dhe nga vdekja e babait të tij tre ditë më vonë. Por përtej kësaj, ajo që shohim në skenë është një përzierje e çuditshme e të rëndomtës dhe surreales.
Shfaqja fillon me të afërmit që rrëmojnë ndër rrobat e vjetra, për t’u bërë gati për ceremoninë mortore ndërkohë që shikojnë televizor. Më pas shfaqet një kanape që mban të shtrirë kufomën e zhveshur të një femre. Trupi lahet në mënyrë ceremoniale, vishet me rroba luksoze dhe dhe zbukurohet me lule. Ndërkohë, të afërmit, kryesisht femra, mblidhen në heshtje dhe ngadalë fillojnë të qajnë e të dridhen. Dridhen dhe pastaj “fluturojnë” nga një dritare e hapur.
Banushi bën një lojë të shkëlqyer me mënyrën se si familjet përdorin televizionin për të kontrolluar emocionet e veta. Në momente të tjera të kujtohet Magritte: një derë kthehet papritur në një arkivol, një krah shfaqet mrekullisht nga një mur, sikur të vdekurit t’i shtrijnë dorën të gjallëve.
Se si do të zhvillohet Banushi mbetet për t’u parë, por shpresoj që Britania të mos humbasë.”
p.s. Sigurisht qe Britania nuk do ta humbase, por Shqiperia, po. Persakohe qe vazhdojme te ndertojme vitrina, t’i biem trumpetave te lavdise se katundit tone te mjere, te mendojme sesi mund te fitohet lek prej artit, sigurisht qe do ta humbasim dhe do jemi edhe me te verber dhe shurdhmemece)

Related Posts

Leave a comment