Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parellinj vendas blejnë partitë politike dhe partitë politike blejnë vota!

download (21)
Arta Fuga
Financimi rus i Partisë demokratike të drejtuar dikur nga Lulzim Basha? Nuk është çështje e partive politike. Por, e organeve të hetuesisë.
Partia demokratike, deputetët e njëri grup apo tjetrit, ka vend të deklarojnë nëse dëshirojnë transparencën sikurse thonë: Ka në llogaritë e saj bankare lëvizje të dyshimta fondesh apo jo? Kaq! Të tjerat i dinë ata që hetojnë!
Si i bëhet? Të ketë transparencë? Jo mor jo, asnjë financim nga askush. Kaq mbyllet çështja! Jo po hajde ta gjesh se nga erdhën. Ty t’i sjell Tafa, por Tafës ja ka dhënë gjyshja, gjyshes ja ka dhënë ish i dashuri në rini, atij kushedi, ndonjë rus, bjellorus, afgan, grek, turk, mongol, a dreqi me të birin.
Stop financimit të partive për fushata elektorale! Financim vetëm nga buxheti i shtetit, dhe gjithçka tjetër në salla publike, në media që ta kenë detyrë të transmetojnë dhe kaq!
Ndryshe do të vazhdojë jo vetëm financimi nga fonde okulte, nga pasanikë që blejnë partitë, dhe pastaj partitë blejnë votën.
Ketij i them pastrim i anës financiare të politikës. Stop fondeve private për partitë politike! Stop parave për promocion dhe lobing jashtë vendit! Stop fondeve për të paguar konsulencë elektorale jashtë vendit!
Këtë duam ne si qytetarë!
A thua se nuk dimë që edhe financimet e brendshme të partive politike janë burim i hatashëm korrupsioni politik!

Related Posts

Leave a comment