Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çdo i dërguar special i Rusisë në Ballkan?!

295747281_2595580133905954_6612916418983620393_n
Rusia po bëhet gati të sjell një të dërguar të posaçëm për Ballkanin. Deri më tani kemi të dërguarin e posaçëm amerikan, atë të BE-së dhe britanikun. Si e lexojmë se rusët duan të bëjnë këtë lëvizje?
Ministria e Jashtme e Rusisë i kërkon Prishtinës, SHBA-ve dhe BE-së që të ndalojë provokimet dhe të respektojë të drejtat e serbëve në Kosovë.
Po ashtu, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme
ruse Maria Zakharova thotë se kjo situatë sot pasqyron dështimin e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian për Dialogun.
Sa i përket situatës në veri të Kosovës, duke e ditur se është një çështje e brendshme e Kosovës, sërish, do kisha dëshirë të dëgjoja kryeministrin Rama në një interpelancë në Kuvend, ku, ndër të tjera, të na thotë se si ndihmon Ballkani i Hapur për këtë situatë.
Ndodhemi përpara një situate të përsëritur dhe të paralajmëruar.
Po ashtu, ata që e kanë gjithë ditën në gojë akuzën “argati i Vuçiçit”, të na japin ndonjë zgjidhje për situatën.
Sigurisht, pellazgët nuk mund të mbesin jashtë. Na japin mend gjithë ditën se si nuk ka grek e sllavë në Ballkan. Tani kanë momentin të shkëlqejnë duke na treguar se si do të ecim drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.
Vlen të sjellim në vemendje se nuk është Serbia, por Rusia ajo që po luan fijet. Radhën e kaluar ambasadori rus ishte në kufi, ku tregoi se rusët janë shumë afër një vendi nën protektorat amerikan. Sivjet sërish e njëjta situatë.
Se çfarë kërkon një i dërguar i posaçëm rus në Ballkan, këtë duhet të na e thotë ai që thotë gjithë ditën “argat i Vuçiçit”.
Se si do merremi vesh me këtë të posaçmin rus, le të na e tregojë ai që i dërgojnë telegram ngushëllimi e përgëzimi rusët.
Se si do ta zgjidh këtë çështje Kosova në bashkëpunim me Shqipërinë, le të na e tregojë pronari i “Çelësit”.

Related Posts

Leave a comment