Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

5 vjet pritje!

342904239_195754346603492_9035913214736607973_n
*** Unë kam tash 5 vjet që i shkruaja Bashkisë Tiranës për kabllot e korentit e të telefonisë që pa lejen tonë i kishin ngjitur te muri dhe më krijonin myshqe se mbanin lagështinë. Vijnë ata të telefonisë, – jo nuk I prekim se janë edhe kabllot e korentit.
Vijnë nga OSHEE, – jo nuk I luajmë dot se janë edhe kabllot e internetit!! Çdo vit që vija u shkruaja. Para dy ditësh vjen një tjetër nga OSHEE. – A ke shkallë?- më pyet. Jo, I them. Ja të shikoj nëpër lagje mos ka ndokush. Por aty duhej vinçi dhe sharra të priteshin edhe degët e dushkut që veç alergjive na zenë edhe atë pak dritë që na vjen.
– Po sharrë a sopatë a ke? – vazhdon ai me pyetje.
– Ore, a keni mjete e vegla pune ju? Se paratë na i merrni me lopatë edhe kur nuk jemi fare në shtëpi.
– Jo, nuk na japin- më thotë si I zënë në faj.
Shkallët i gjetëm te komshinjtë e rrugicës, dhe I ziu duke thënë, -kjo nuk është puna ime, por po e bëj për ty!! I mblodhi kabllot e I largoi pak nga një pjesë e murit.
Kishin ardhur mbi 25 burrokratë në 4 vitet e fundit, të cilët paguhen me taksat tona. Ata vinin ta shikonin, më thonin se kisha të drejtë, por problemin nuk ma zgjidhnin..
*** Kurse me UKT jam faturuar dy herë për pjesët e këmbimit që kisha blerë vet. Ata kishin shkëputur sahatin duke më dëmtuar murin te sahati nga rrjedhja e ujit. Shkoj të kërkoj lidhjen. Më thonë duhen paguar taksat nga vitet e kaluara dhe ishte prishur valvula ndaj u dëmtua muri.Kur mamaja ime kishte ndërruar jetë dhe nuk jetonte njeri aty.
– pse nuk më dhatë ndonjë njoftim, para se ta prisnit lidhjen? Do kishit evituar edhe dëmin.- i pyes. –
Po ne nuk dimë të shkruajmë, kështu veprojmë.
Se nga do ta dija unë se kishte taksa të prapambetura dhe se duhet të paguaja edhe kur nuk jetoja aty, një Zot e di.
Nejse I pagova. Kur e shoh te fatura e parë që ma kishin ngarkuar mua pjesët që kisha blerë vet, u ankova. Ata në vend që ta zbrisnin muajin e ardhshëm, ma ngarkuan për të dytën herë. Nuk shkova më nga frika mos e paguaja për të katërtën herë…. dhe as sot doreza që duhet ta mbylli ujin të rrjedhi, vazhdon të mos e mbylli. Sot po pres të vij një Hidraulik privat se mos ma rregullon….
Pritje, harxhim i kotë i kohës e jetës tonë, për gjëra kaq të thejshta për t’u rregulluar nëse do të kishin njerzit me mënd në drejtim të këtyre instucioneve që do krijonin ndarjen e detyrave dhe administrimin e punëve në dobi të qytetarit!
Ira S. Kurti

Related Posts

Leave a comment