Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lereni shëmtinë të shpaloset!

274163657_10159226934487098_6111193057782207573_n
Rezarta Caushaj
Që Rama po tregon forcën dhe arrogancën e pushtetit, duke sulur ndaj Grupit Hysenbelliu lakejt e tij, s’ka dyshim.
Ke ndërtim pa leje, s’ka problem!
Zemëron Ramën, e ke punën keq.
Dhe po padyshim, ky është mesazh për mediat e tjera që i dalin kryeministrit nga ujdia.
Po ashtu, nuk ka dyshim për mua që kjo NUK është çështje e lirisë së medias.
Edhe këto mediat që u drejtohet mesazhi, nuk janë të lira.
Në fakt, mediat e Hysebelliut janë sot më të lira se dje, po të flasim drejt.
Mos u çuditni fare, ju opozitar, që përsërisni rrëfenjat e thjeshta që ju ushqejnë dhe një ditë e gjeni veten në një kamp me Fred Pezën!
Kemi thënë që Rama kontrollon mediat përmes një raporti klientelist me pronarët dhe ky nuk bën përjashtim.
Nuk ka rëndësi sa egër i sulmon Rama sot, ky është FAKT.
Ndodh që raporti i leverdisë të përmbyset, për arsye që unë besoj nuk fillojnë nga linja editoriale, por kjo e fundit përdoret si justifikim i gatshëm e, edhe si armë. Njësoj, qeveria ka armët e veta.
Bottom line: unë mediat i preferoj në luftë me pushtetin, ndaj, situata aktuale është shumë më e dëshirueshme për mua.
Ka, pastaj, disa që bëjnë sikur zbulojnë thellësi e shtresa të reja abuzimi te Rama III, që deri sot nuk i dinin…🙄
Unë them “Lereni shëmtinë të shpaloset!” Cheers! 💁🏻‍♀️

Related Posts

Leave a comment