Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbi Poetin Laureat të Shqipërisë

292193294_10209594825463258_223983893666609270_n-1 (1)

Gezim Basha

Në romanin e famshëm të Barbara Kingsolver, “Poisonwood Bible,” karakteri kryesor, një pastor evangjelist, lë Xhorxhian dhe shkon misionar në Afrikë. Me vete mer fidanë dhe fara bimësh nga juglindja e SHBA-së me deshirën e kultivimit të tyre në Afrikë.

Për habinë e pastorit, bimët vërtet mbijnë por duken të transformuara e të degraduara në atë pikë sa që nuk njihen më dhe kanë nevojë për emra të rinj.

Tre vjet më parë dikush—ndoshta po aq naiv dhe i huaj me klimën kulturore të Shqipërisë sa edhe pastori Amerikan në Afrikë—hodhi idenë e institucionit të Poetit Laureat të Shqipërisë.

Ideja gjeti përkrahje imediate por implementuesit e saj e kanë transformuar aq shumë sa që nuk njihet më—beyond recognition!

Flashe kandidaturash shfaqen si rrufe të befta në median sociale, një traditë e re, tipike shqiptare që nuk haset kund.

Kush i propozon dhe mbi ç’kritere?!

Propozuesi fillestar i idesë jua ka bëre të qartë procedurat e përzgjedhjes në SHBA. Aty, Drejtori i Librarisë së Kongresit—përherë një personalitet me profil të lartë—emeron personalisht një poet të cilin ai e gjykon të përshtatshëm për të promovuar rolin e poezisë në shoqëri.

Për të promovuar poezinë jo vetveten sepse posti i Poetit Laureat është funksion social jo çmim, as shpërblim!

Shqiperia kulturore është vendi ku haset më dendur epiteti “gjeni apo gjenial,” për shkak të dendësisë së lartë të njerëzve me ego mamuthore, vetpromovimi aty konsiderohet si vetpunësim ndaj flashet e kandidaturave mirpriten si reklama pa pagesë.

Si përfundim, duhen thjeshtuar procedurat, stop çudirave Shqiptare, zgjidhni një njeri aq modest sa që promovimi i tjetrit t’i duket gjëja më e natyrshme.

Related Posts

Leave a comment