Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Porti turistik i Durrësit miratohet me 74 vota, reagon Rama: Motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin dhe Shqipërinë

-640-0-804885e25578a18f459da819c6c09b54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës, marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku tregohej projekti për portin e ri dhe momente nga fjala e tij në Kuvend, Rama shprehet se ndërtimi i portit turistik, do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kunder, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rruge transformimit të portit në një qendër urbane me port jahtesh.

Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku vlen të theksohet se kreu i qeverisë Edi Rama mungoi. Ky i fundit, deklaroi ditën e djeshme gjatë fjalës së tij, se ky projekt do të sjellë 8 mld euro në PBB.

Related Posts

Leave a comment